Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se në takimin e 27 qershorit Kosovë-Serbi në Uashington do të jenë prezentë dy presidentët dhe dy kryeministrat.
Hoti theksoi se tashmë është bërë e ditur nga emisari i presidentit Donald Trump për dialogun, Richard Grenell, në një takim që ka pasur Hoti, se agjenda kryesore e këtij takimi është bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve.
“Në këtë takim do të jenë dy presidentët dhe dy kryeministrat. Fokusi më i madh i këtij takimi… dy tema të mëdha, çështja e hekurudhave, dhe autostradës, agjenda do të jetë me fokus zhvillimi ekonomik në mes dy vendeve”, tha Hoti në Pressing, në T7.