Ministri Hoti në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 11:11 | Nga

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, po udhëheq delegacionin e Kosovës në takimet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hoti, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, dhe delegacionin e Kosovës, u takuan me Jacques Miniane, udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën.

Në këtë takim u diskua për progresin e arritur në zbatimin e programit të ka Kosova me FMN-në, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.

Me këtë rast, Miniane përgëzoj autoritetet kosovare për angazhimin e tyre në zbatimin me sukses të plotë të programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në veçanti uroj delegacionin për përmbylljen me sukses të rishikimit të dytë dhe të tretë të programit.

Në takim u diskutuan në detale hapat e ardhshëm që duhen të ndërmerren nga institucionet e Kosovës për rishikimin e fundit dhe për përmbylljen me sukses të programit.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe reforma e re e pakos fiskale, për të cilën Qeveria e Kosovës ka punuar ne mënyrë intensive në muajt e fundit. Gjatë diskutimit, ministri Hoti theksoi rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor.

Në ditët në vijim, do të ketë diskutime intensive për këto tema me zyrtarë të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme