Hoti nënshkruan deklaratën kundër ngacmimit seksual në institucionet publike

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 13:40 | Nga Fiore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimit seksual në organet Administratës Publike të Republikës së Kosovës, ku tha se të gjitha institucionet duhet të veprojnë në përputhje të ligjit për mbrojtje e parimin e mundësive të barabarta për gjithë qytetarët, raporton Ekonomia Online.

 Ai tha se Qeveria mbetët e përkushtuar në fushën e të drejtave të njeriut për mbrojtjen nga diskriminimi.

“Ne sot miratojmë politikën kundër ngacmimit seksual. Zyra e kryeministri obligohet të marrë masa në zbatimin e këtij dokumenti për vetëdijesim të të  gjitha institucionet dhe për të monitorua këtë proces që po e miratojmë sot. Në bashkëpunim me organizatat civile edhe në zbatimin e saj”.

Luljeta Demolli nga Qendra kosovare për studime gjinore tha se  sot ndjehet  shumë e gëzuar që një proces shumë të gjatë po arrijmë sot ta jetësojnë me nënshkrim.

” Jemi të lumtur që po arrijmë të marrim zotim nga ana e kryeministrit. Politika kundër ngacmimit në vendit e punës kontribuon në mbrojtjen e barazinë gjinore me synim të ndalimit të qon një dinjitetin personal. Qëllimi kundër ngacmimit është të shërbejë në ndërtimin e një mjedisi të punës që të parandalohet ngacmimi seksual.

Të ngjashme