Hoti nënshkruan udhëzimin administrativ për transferimin e çmimit

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 13:04 | Nga

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ MF-02/2017 për Transferimin e Çmimit, udhëzim i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për administrimin dhe zbatimin e transferit të çmimeve në përputhje me dispozitat e nenit 27 të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ janë të zbatueshme për transaksionet e kontrolluara në mes të palëve të lidhura, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore.

Vlen të theksohet se nëpërmjet këtij Udhëzimi Administrativ modernizohet rregullativa e transferit të çmimit, meqë ky Udhëzim Administrativ është në masë të madhe në përputhje me udhëzuesit e OECD-së dhe rregullativen përkatëse të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, Ministria e Financave ka zhvilluar një fazë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse të konsultimeve me palët e interesit, me qëllim të adresimit të komenteve të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme