Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga ud. i Drejtorit të përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi vizituan sot objektin e vjetër ku ndodhen Zyrat e Doganës së Kosovës, për të parë për së afërmi kushtet në të cilat punojnë Oficerët doganorë.
Gjatë kësaj vizite ministri Avdullah Hoti pa nga afër se kushtet ku janë të vendosur 140 oficerë doganorë dhe tatimorë janë të papërshtatshme për punë. Me këtë rast Ministri Hoti ju ofrojë përkrahjen për zgjidhjen sa me te shpejtë të kësaj çështje dhe krijimin e kushteve më të mira për Oficerët doganorë, duke pasur parasysh se Dogana jo vetë që është grumbulluesi më i madhe i të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës por është edhe pasqyra e shtetit.
Ai gjithashtu u shpreh se përveç kushteve të punës ne duhet të kemi edhe një kujdes më të madh në sigurinë e Oficerëve doganor.