Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tutje thotë se pagat duhet të rriten e jo të ulen, dhe se vendimi i sotëm i Qeverisë për projektligjin e pagave në sektorin publik, është joligjor.
Më poshtë postimi i plotë:
Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.
Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.
Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit pët arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta.