Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se të gjitha seancat e mbajtura janë thirrur në bazë të Kushtetutës.
Sipas tij, nëse ato do të ishin kundër kushtetuese LAA nuk do të merret pjesë.
“Seancat kanë qenë ë rregullta. Nuk duhet të vazhdohet kjo situatë. Vetë e keni kërkuar këtë takim konsultues e tash po shtyrjen e seancës për 24 gusht”.
“Në fakt, propozimet e tilla të bëra nga koalicioni PAN në takime konsultuese të thirrura nga Kryetari i Kuvendit janë jashtë mandatit të takimit të tillë, i cili takim shërben vetëm për të dhënë opinionin për datën e seancës. Duke qenë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, vetëm ky koalicion ka të drejtë të propozimit të kandidatit për Kryetar të Kuvendit, ka qenë e pamundur të konstituohet Kuvendi i Kosovës në mungesë të propozimit që duhet të vije nga koalicioni PAN”, tha Hoti
Ai ka thënë se PAN me mos propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit ka konsumuar të drejtën Kushtetuese.