Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, u ka kërkuar koalicionit PAN që të mos refuzojnë pjesëmarrjen në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Hoti ka thënë gjithashtu se PAN është mirë të tregoni që nuk keni numra dhe nuk munden ta formojnë Qeverinë, raporton Ekonomia Online.
“Janë mbajtur tri seanca deri më tani dhe janë thirrur me të drejtë të kryesuesit. Kemi kërkua pauzë dy orë nuk është miratua ajo, por kryesuesi në mënyrë të një anshme e ka thirr seancën në orën 3”.
“Qëndrimi i jonë ka qenë edhe atëherë që të thirret sa më shpejt seanca. Mendoj që sjelljet e tilla janë vetëm zbavitje e konstituimit të kuvendit. Është dashur te kemi qeveri institucionale deri më tani”, ka thënë ai.
“Për LAA sa herë që seancat thirren në mënyrë të rregullt dhe kushtetuese do te marrim pjese. Do të marrim pjesë edhe nëpër takime kur thirremi. Ne po respektojmë të drejtën tuaj që ta propozoni kandidatin”, raporton EO.
llir Deda ka një kërkesë për PAN-in
Deputeti i Alternativës Ilir Deda, ka kërkuar nga koalicioni PAN që të propozojnë kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit.
Ai tha se është zgjedhje e PAN në duan apo jo të jenë pjesë e seancës së nesërme.
Këto deklarime Ilir Deda i bëri në takimin konsultativ i cili është duke u mbajtur në mes partive politike.
Sejdiu: Të ulen gjakrat, qytetarët janë lodhur
Përfaqësuesi i AKR-së, Korab Sejdiu, ka bërë thirrje të përgjithshme lidhur me dialogun publik me politikanëve, raporton Ekonomia Online.
“Të ulen gjakrat të mos degradohet ky dialog sepse janë lodhur qytetarët. Pastaj askush nuk e konsiston të drejtën e PAN për propozim të kryetarit mirëpo të mos keqpërdoret kjo e drejt”, ka thënë ai.
Sejdiu ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë në seancë vetëm duan ditën dhe kohën, raporton EO.