Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse Shqipëria nuk i heq shpejt çmimet referente për shitjen e patates kosovare në tregun shqiptar, atëherë, MKosova do të vendosë masa reciproke.
Në një reagim në Fb, Hoti ka thënë se vendimi i Shqipërisë për t’iu vendosur produkteve të Kosovës çmime shtesë e dëmton tregun mbarëshqiptar.
“Nese nuk ka lëvizje do te shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke për te ruajtur prodhuesit tanë”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i Ministrit Hoti:
CMIMI REFERENT SHUME I LARTE PER PATATET QE EKSPORTOHET NGA KOSOVA NE SHQIPERI PO I DEMTON PRODHUESIT KOSOVARE
Vendosja nga ana e Qeverise se Shqiperise te cmimit referent prej 0.19 euro per patatet nga Kosova qe eksportohen ne Shqiperi po i demton rende prodhuesit kosovare. Kjo politike e qeverise shqiptare nuk i ndihmon unifikimit te tregut mbareshqiptar.
Ne do te shqyrtojme me kujdes kete veprim te pales shqiptare. Permes MTI-se kemi kerkuar nga pala shqiptare te heq keto cmime referente menjehere. Ju kemi kerkuar atyre qe per qellime te llogaritjes se ngarkeses me takse doganore te perdorin cmimet furnizuese te deshmuara nga prodhuesit e patates ne Kosove.
Nese nuk ka levizje do te shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke per te ruajtur prodhuesit tane.
Ne foton ne vijim mund te gjeni vendimin e doganes shqiptare per vendosjen e cmimit referent ne patate dhe qepe te reja.
Informatat per cmimet referente per patate te vendosura nga pala shqiptare mund t’i gjeni ne kete link ne vijim.