Kryeministri i vendit Avdullah Hoti pas takimit me rektorët e Universiteteve Publike ka njoftuar se Qeveria do të punojë në ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe në përgatitjen e studentëve për tregun e punës, raporton Ekonomia Online.
Hoti potencoi se do të ketë një plan gjithëpërfshirës për arsimin e lartë përfshirë dhe profesionalizimin e tyre.
“Takimi ishte punues dhe njoftues, ishte i pari. U njoftuam me programin qeverisës për programin e arsimit për disa prioritet me urgjencë që kanë universitete. U dakorduam për takime të rregullta. Për ndryshimet ligjore që duhet të ndodhin në arsimin e lartë për të përgatitur studentët për tregun e punës”.
“Po ashtu fondin e përsosshmërisë në këto universitete në veçanti në dekoratorë. Për t’i profilizuar universitetet jo vetëm në Kosovë, por edhe me gjerë”, u shpreh Hoti.
I pari i Qeverisë njoftoi se nga data 1 tetor do të bëhet edhe miratimi i statuteve për pavarësinë dhe autonominë si dhe pavarësinë financiare nga data 1 janar.
“Miratimin e statuteve në Kuvend do të bëhet nga 1 tetori që universitetet të rrisin pavarësinë dhe autonominë nga ministria e Arsimit po ashtu dhe pavarësinë financiare nga data 1 janar”, tha Hoti.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, potencoi se kjo iniciativë e Qeverisë do të ketë efekt pozitiv në tregun e punës.
“Na kanë mungua të kemi takime me kryeministrin, u dakorduam për shumë ndryshime pozitive që duhet të ndodhin në arsimin e lartë. Ato ndryshime duhet ti bëjmë realitet”.
“Ky do të ketë efektin e vet që tq përgatisim të diplomuarit për vende pune. Nisma e Qeverisë është të kenë ide për ndryshimet që duhet të ndodhin në këtë shtet”, ka thënë Dema.
Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi, e vlerësoi lartë qasjen pozitive të Qeverisë për ndryshimet në arsimin e lartë, raporton EO.
“Biseduam për politikat kryesore në arsimin e lartë është qasje pozitive. Konferenca e rektorëve në këto tri vitet e fundit ka bërë një punë të mirë në pavarësimin e arsimit të lartë”, shtoi Kosumi.