Hoti pas arrestimit të Nagip Krasniqit: Thonin e kemi ndalur gjakderdhjen financiare

Prishtinë | 19 Pri 2023 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshime për korrupsion.

Hoti ka përmendur deklaratat e Vetëvendosjes për “ndaljen e gjakderdhjes financiare në ndërmarrjet publike”.

“Thonin: “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike.” Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë. Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj. Mashtruesit”, ka shkruar Hoti ne rrjetin social facebook.

Prokuroria Speciale ka njoftuar përmes një komunikate për media se është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Krasniqi sipas Prokurorisë, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Po ashtu, bëhet e ditur se njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.​

Të ngjashme