Kryeministri Avdullah Hoti, pas takimit me u.d e presidentes, Vjosa Osmani tha se në takim kanë folur për një varg çështjesh me interes të vendit, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se kërkoi mbështetjen e Osmanit për kalimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Më tej ai shtoi se pavarësisht zhvillimeve politike janë dakorduar që të punojnë në tejkalimin e sfidave.
“Bisedua edhe për situatën aktuale pas dorëheqjes se presidentit dhe duhet një bashkim i spektrit politik për të gjetur zgjidhjen pas rrethanave të krijuara”, tha Hoti.
“U dakorduam që pavarësisht zhvillimeve politike si rezultat i dorëheqjes së presidentit do të punojmë për të mirën e qytetarëve”.
Ai nuk u është përgjigjur ne pyetjet e gazetarëve.
Ky takim vije pak ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, e Jakup Krasniqin.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.