Sot janë bërë 21 vjet që kur është zhvilluar një nga betejat më të lavdishme kundër okupatorit serb – beteja e Loxhës.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar të rënët e kësaj beteje.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Hoti ka shkruar se kjo betejë heroike mbetet pikë kthese në luftën për liri.
Ky është postimi i Hotit:
Në përvjetorin e Betejës së Loxhës bëmë nderime me Kujtimin dhe Armendin dhe luftëtarë të kësaj beteje.
Respekt për të rënët për lirinë e Kosovës në këtë betejë heorike, që mbetet pikë kthese në luftën për liri, e udhëhequr me strategji të lartë ushtarake.