Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit për përfaqësuese të bizneseve ka thënë se takimi i sotëm ka qenë më i veçantë, pasi më nënshkrimin e marrëveshjes me ShBA-në, eshtë krijuar një momentum i ri, raporton Ekonomia Online.
Hoti ka thënë se Kosova për pesë vite do të kthehet në një zonë të gjallëruar me shumë vende pune.
“Për 5 vite mund ta kthejmë Kosovën në një zonë të gjallëruar me mijëra vende pune”, ka thënë Hoti.
Kryeministri bëri të ditur se në takim me përfaqësuesit e bizneseve është folur edhe rimëkëmbjen ekonomike dhe ligjet tregtare
“Diskutuam për rimëkëmbje ekonomike, rreth 365 milion euro të këtij fondi do të jenë për subvencionim të pagave”
“Në Kuvend është Ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe ka elemente të ndryshme në këtë ligj dhe është e rëndësishme që bizneset të mbështeten sa më parë. Ky ligj deri në fund të këtij viti u mundëson 700 milion euro ndihmë bizneseve”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi, tha se kërkuan që Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike të votohet sa më shpejtë, si dhe diskutuan për marrëveshjen me ShBA-në.
“Sot takimi trajtoi disa tema por fokusi kryesor është rimëkëmbja ekonomike. Janë dy elemente, implementimi i rishikimit të buxhetit e një shumë që është ndarë dhe duhet të shfrytëzohet në ekonomi dhe e dyta ligji për rimëkëmbke ekonomike”, tha Rukiqi
Ndërsa, Arian Zeka nga Oda Amerikane tha se pandemia ka pasur ndikim negativ te sektori privat, por ajo çka kemi insistuar është ta shfrytëzojmë këtë situatë për të ndryshuar modelin e vendit.