Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës së Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj presidentit tashmë të dorëhequr, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.
Tutje, ai tha se gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryejë obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë.