Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka komentuar seancën e nesërme të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se nuk e ka hallin nëse Qeveria e tij do të rrëzohet, raporton Ekonomia Online.
Hoti poashtu ka folur edhe për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
I pyetur nga Ekonomia Online se a do të rrëzohet Qeveria nëse ky ligj nuk votohet, Hoti është shprehur i sigurt që Ligji për rimëkëmbje ekonomike do të kalojë në Kuvend.
“Do të votohet jemi t’i konkretizu disa çështje dhe kjo të kryhet shumë shpejt, sa do të zgjasë kjo Qeveri nuk e di por do të jetë në krye të detyrës. Një gjë mund ta them se jemi 20 vite pas luftës asnjë shtesë nuk është bërë në kapacitetet shëndetësore. Atë që kemi bërë ne është dashur ta riorganizojmë krejt stafin mjekësor për të qenë në dispozicion. Unë jam shumë i kënaqur si kryeministër dhe me atë që kemi bërë si ekip”, tha ai.