Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë.
Sipas njoftimit për media, të mërkurën paradite Hoti, do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik.
Ndërsa pasdite në ambientet e Qeverisë Italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.
“Ai do të shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla dhe Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqiu”, thuhet në njoftim.