Hoti për vizitën e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicën e Veriut: Disa kauza nuk duhet të përdoren për fushatë zgjedhore

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 10:14 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka komentuar vizitën e djeshme në Mitrovicën e Veriut  të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duke thënë se disa kauza duhet të lihen jashtë fushatës, raporton Ekonomia Online.

“Unë besoj që disa kauza duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore. ajo është një territor i Kosovës pa asnjë dyshim, nuk kontestohet në asnjë formë, secili ka të drejtë të lëvizë, por nuk duhet të përdoren për fushata për të tregu diçka që nuk është”, tha Hoti.

Këto komente ai i tha pasi vendosi kurora lulesh te busti i Zahir Pajaziti me rastin e përvjetorit të rënies së tij.

Hoti tha se me këtë veprim po nderojnë kontributin e heroit Zahir Pajaziti për shtetësinë e Kosovës.

“Bashkë me anëtarët bëmë nderimet te shtatorja, do të vazhdojmë më pastaj edhe në Orllan në Podujevë. Ne me këtë veprim nderojmë kontributin e tij. Është bërë e zakonshme që çdo vit të bëjmë nderime, dhe kështu do të vazhdojmë çdo herë”, tha ai.

https://vimeo.com/506688553

Të ngjashme