Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës së bërë nga forcat serbe në Rahovec.
Hoti tha se kriminelët do të marrin atë që meritojnë.
Ai theksoi se drejtësia do të mbisundojë.
“Le të pushojnë në paqe këta martirë të lirisë. Kriminelët do të marrin atë që meritojnë. Drejtësia do të mbisundojë, si në tokë ashtu edhe në qiell”.
Shkrimi i plotë:19 korrik 1998Kjo datë na kujton masakrën e forcave serbe në Rahovec, që u pasua me të tjera masakra në mbarë Kosovën, deri në çlirimin e plotë në qershor 1999.Le të pushojnë në paqe këta martirë të lirisë. Kriminelët do të marrin atë që meritojnë. Drejtësia do të mbisundojë, si në tokë ashtu edhe në qiell.