Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se po bëjmë të pamundurën për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Hoti pas raportimin në Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut mbi çështjen e të pagjeturve, ka thënë se kanë informuar në detaje anëtarët për aktivitetet që ka ndërmarrë Qeveria lidhur me këtë çështje.
“Çështja e të zhdukurve është më ndjeshme, po bëjmë të pamundurën që kjo çështje të zgjidhet deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit”, tha Hoti.Kemi kërkuar që mbledhja e komisionit të mbahet e mbyllur për shkak të ndjeshmërisë së informatave që ia kemi ofru komisionit parlamentar për të gjitha rastet veç e veç, aktivitetet që janë marrë komisionit qeveritar bashkë me bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është çështja më e ndjeshme në shoqërinë në Kosovë dhe po bëjmë të pamundurën që personat që nuk janë gjetur, që të mos mungojë asgjë derisa edhe personi i fundit të gjendet”, tha ai.