Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se posti i Kryeministrit i takon LDK-së sepse është partia më e madhe.
Ai ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë, janë dekoruar për katër çështje.
“Nuk do të kemi koalicion me PDK-në në asnjë situatë. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do të diskutohet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen. Posti i Kryeministrit i takon partisë më të madhe,LDK-së dhe diskutimet për mandatarin e LDK-së do të mbyllen të hënën”.