Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim njoftues Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Yan Brathu.
Në këtë takim njoftues, u bisedua rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, me ç’rast Kryetari Hoti e informoi Brathu për punën dhe rolin e Grupit Parlamentar të LDK-së, si dhe e falënderoi atë për përkrahjen e vazhdueshme të misionit të OSBE-së.