Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, dje kanë shkuar për vizitë në Trepçë, minatorët e së cilës po ankohen për paga që s’i kanë marrë gati tre muaj.
Prezencën e Sveçlës në këtë vizitë e ka kritikuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se e turpëron Qeverinë e në veçanti ministren Rizvanolli.Prezenca e Ministrit të Brendshëm dje në Trepçë, i shoqëruar nga truprojat, përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë dhe Ministren e Ekonomisë në veçanti. Në vend se t’i përmirësojnë kushtet për minatorët duke bërë investime, duke gjetur tregje për shitje të mineraleve, duke sjellë investitorë të jashtëm përmes partneriteteve strategjike me shtetet mike për të përfituar edhe politikisht si shtet, këta kërkojnë llogari nga minatorët për dështimet e veta. Janë këta dështakë që kanë emëruar Bordin dhe Menaxhmentin e Treçës, e jo minatorët. Premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër.
Mashtrimet do të marrin fund së shpejti”, ka shkruar Hoti.
Rizvanolli dje në njoftimin për vizitën që pati tha se “në Trepçë përfundimisht duhet të ndahet punëtori nga jo-punëtori, i drejti nga keqpërdoruesi, puna nga krimi. Fshehja e padrejtësisë e keqpërdorimit ka kaluar shumë gjatë e fshehur prapa “djersës së minatorit”.
Ajo shtoi se “bordi dhe menaxhmenti e kanë përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të siguruar në drejtësi e ligjshmëri, si dhe rritje të prodhimit”.