I nominuari nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti pritet që t’i takojë deputetët e partisë së tij.
Në takimin i cili do të fillojë në orën 13:00, Hoti do t’ua prezantojë bashkëpartiakëve të tij programin qeverisës.
Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe tetë ditë deri në nxjerrjen e vendimit për mandatarin e qeverisë.
29 maji është afati i fundit kur Kushtetuesja duhet të vendosë nëse është në përputhje me aktin më të lartë juridik dekreti i presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.