Hoti priti Guvernatorin e BQK-së, Mehmetin diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit rreth Pakos për rimëkëmbjes ekonomike

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami takuan sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me të cilin biseduan për rolin dhe mundësitë që ka BQK-ja për ta mbështetur Qeverinë në realizimin e Pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti kërkoi që Banka Qendrore e Kosovës të ketë rol aktiv në krijimin e parakushteve për realizimin e Pakos së rimëkëmbjes ekonomike, sidomos sa u përket masave që kanë të bëjnë me Garantimin dhe Riprogramimin e Kredive, por edhe me rritjen dhe ruajtjen e likuiditetit, si dhe masave të tjera që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes së bashkatdhetarëve tanë dhe kostove, në mënyre që të sigurohet ardhja e tyre në Kosovë.


Ndërsa, guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë e BQK-së për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës në përballim të sfidave ekonomike të vendit.

Të ngjashme