Hoti priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.

Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdojë ky bashkëpunim.


Ndërsa, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder shprehu gatishmërinë e Bankës Botërore që të ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Të ngjashme