Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar projektrezolutën për dialogun me Serbinë të propozuar nga opozita, e cila nuk u votua sot në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Hoti tha se rezoluta nuk është përkrahur nga mazhoranca.
“Kjo është rezoluta për dialogun e propozuar nga opozita, e cila sot nuk u votua nga mazhoranca”, ka shkruar ai.
Ndërsa, ka pyetur Qeverinë Kurti se nëse dialogu nuk duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve, “atëherë për çfarë dialogohet?”