Hoti: Qe qysh e futi Qeveria Kurti dialogun me Serbinë në rrugë pa krye

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është shndërruar në një prej kritikëve më të ashpër të Qeverisë Kurti II. Por, cila është e vërteta e kësaj kritike? A është ajo përnjëmend konstruktive dhe e bazuar?

Hoti ka një përvojë të gjatë në politikë, e madje ka përvojë të gjatë edhe si opozitar. Por, rrethanat aktuale politike janë më specifike se asnjëherë dhe ish kryeministri me opozitarizmin e tij po bën jehonë të madhe.

Veçanërisht të vlefshme janë kritikat e tij ndaj Qeverisë sa i përket menaxhimit të ekonomisë. Por, në intervistën e mëposhtme të bërë nga gazeta Nacionale, ai flet për temën e zhvillimeve – që mund t’i cilësojmë edhe dramatike – në dialogun e Kosovës me Serbinë.

Qysh po e menaxhon Qeveria Kurti II temën më të ndjeshme të njëmbëdhjetë viteve të fundit – dhe prioritetin e gjashtë a shtatë (folur me fjalë të kryeministrit?

Hoti ka qenë tepër ngulmues në kritikë veçanërisht sa i përket një çështjeje: të mos negociohej me Serbinë në Bruksel për çështje teknike. Kurti pas shumë muajsh duke ndjekur pikërisht atë qasje të kritikueshme, i është kthyer së fundi fjalëve të Hotit – folur kushtimisht – dhe po kërkon që të mos negociojë më për çështje teknike.

Të ngjashme