Hoti: Qeveria e fokusuar në reforma që adresojnë sfidat e sektorit privat

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 15:13 | Nga

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se do të vazhdojnë me reforma fiskale, financiare e strukturore për t’u siguruar se vendi ynë është dhe do të mbetet një destinim mjaft atraktiv për të bërë biznes.

Këto koment ai i ka bërë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Trajnimeve Regjionale të Bankës ProCredit, në Prevallë të Prizrenit, me rastin e shënimit të 17 vjetori të operimit të kësaj Banke në Kosovë.

“Hapja e një Qendre të tillë në Kosovë, për ne është e një rëndësie të veçantë, duke marr për bazë sinjalet që ky investim përçon tek bizneset tjera. Prandaj, përveç që i gëzohemi një investimi të ri, i gëzohemi faktit se ky investim po bëhet nga një investitor ekzistues, që është sinjal i kënaqshmërisë dhe besimit ndaj tregut të Kosovës”, th ai.

Ai gjithashtu u zotua se Ministria e Financave në çdo kohë do të jetë e hapur për të dëgjuar nga sektori privat për sfidat me të cilat ata ballafaqohen dhe do të angazhohet që ato sfida të adresohen për një kohë sa më të shkurt.

Hoti bëri të ditur se Qeveria e Kosovës gjatë viteve të fundit ka zhvendosur fokusin e saj në implementim të reformave që direkt adresojnë sfidat e sektorit privat, ngase është e  bindur se vetëm në këtë mënyrë, ekonomia e jonë do të rritet me hapa më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm.

“Në rastin e Kosovës, përkundër faktit se ka mjaft hapësirë për përmirësime të mëtutjeshme, vendosmëria e Qeverisë për implementim të reformave substanciale, ka dërguar sinjal mjaft të çartë tek investitorët se vendi ynë është shumë i hapur për ndërmarrësi. Dhe natyrisht se informatat që merren nga investitorët ekzistues në të shumtën e rasteve janë më të besueshme, për vet faktin se ata përballen në baza të rregullta me ambientin ekonomik të vendit ku operojnë”, shtoi ministri Hoti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme