Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë votuar në Fakultetin e Filologjisë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Ai tha që pret që të ketë një proces të rregullt zgjedhor që do ta mbante standardin e rregullave sipas atyre evropiane.
“I ftoj të gjithë që sot ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar” ka thënë Hoti.
“Dëshiroj që ta falënderoj stafin, duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtarë dhe vendorë për punën e tyre”.