Qeveria në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar raportin e punës të vitit 2018 dhe planin e veprimit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019.
Koordinatori Rexhep Hoti tha se ky program është i rëndësishëm për stimulimin e nxënësve, raporton Ekonomia Online.
“Ky është një program i hartuar në Qeveri dhe është program për nxënësit dhe studentet e Kosovës duke përfshirë edhe komunitetet. Për herë të parë Qeveria ka miratuar një program që përfshinë të gjithë nxënësit pa përjashtim në të gjitha nivelet”.
“Programi përfshinë 340 mijë nxënës. Në kuadër të programit është paraparë edhe pjesa e shpërblimeve dhe çmimeve për të gjitha garat. Programi ka paraparë që të ketë ballafaqim edhe në nivelet ndërshtetërore. Në programin për Shqipërinë kap dyfishin e peshës buxhetore”, tha ai.