Deputeti nga LDK, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thëne se LDK po vazhdon të i jep mbështetje ligjeve të cilat lidhen me agjendën evropiane edhe pse Kuvendi i Kosovës sipas tij është jo funksional. Ai pret që ditëve në vazhdim të gjendet konsensusi i nevojshëm për ta nxjerrë vendin nga kriza.
Postimi i Hotit i plotë:
Pavaresisht se Kuvendi eshte jo funksional per shkak te mungeses se shumices parlamentare, Grupi Parlamentar i LDK-se te premten i dha mbeshtetje ligjeve qe lidhen me agjenden e integrimit evropian te Kosoves. Ky veprim eshte ne perputhje me qendrimin e LDK-se qe te mos behet opozite ne ceshtjet e interesit shteteror sic jane ushtria, integrimi evropian dhe marreveshjet nderkombetare.
Ne presim qe ne ditet ne vijim te gjejme konsensusin e nevojshem per te nxjerre vendin nga kriza. Gjendja ne te cilen jemi kerkon pergjegjesi te larte shteterore nga te gjithe.
Duhet sa me pare te nxjerrim dialogun nga qorrsokaku ku e ka futur Presidenti Thaci dhe mungesa e ushtrimit te pergjegjesise kushtetuese nga Kryeministri.
Tema e korrigjimit te kufijve duhet urgjentisht te hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundesohet cdo zyrtari te flase per kufijte. Ne kete drejtim, ne presim qe rezoluta te miratohet ne Kuvend dhe te gjitha partite shqiptare te tregojne kundershtimin e tyre per kete teme me veprime konkrete e jo vetem me fjale.
Si perfaqesues te qytetareve, duhet te gjejme rrugen qe, permes zgjedhjeve te lira dhe te organizuara si duhet t’i japim Kosoves nje qeveri stabile, me shumice te nevojshme e qe nuk mund te lekundet nga perfaqesuesit politik te serbeve per aq sa ata jane te ndikuar nga Beogradi.
Vetem me konsolidim te brendshem e me institucione te fuqishme e stabile, ne te cilat mund te besojne qytetaret dhe partneret tane nderkombetare, mund te bindim boten demokratike te na pranoje ne familje euro-atlantike.
Rruge tjeter nuk kemi. Me shtyerjen e ketij konsolidimi institucional te Kosoves perfitojne vetem ata qe nuk ja duan te miren Kosoves.