Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në Qeverinë Kurti ku ka qenë zëvendëskryeministër kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të mos merreshin masa tjera që të shkelej Kushtetuta.
Ai ka thënë se tash nuk heziton që ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve.
“Jam në konsulta dhe nuk do të hezitoj që të vij para juve dhe të shpall gjendjen e jashtëzakonshme nëse këtë e kërkojnë Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë”.
“Po e menaxhojmë situatën, trendi është në rritje sikur që është në regjion. Më 5 korrik kemi marrë vendime në përputhje me programin tonë qeverisës”.
“Jemi në proces të riorganizimit të klinikave për të krijuar shtretër shtesë. Kam kërkuar edhe nga spitalet private që të vënë në dispozicion shtretër”.