Hoti: S’ka fizibilitet për autostradën e Dukagjinit

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 11:45 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka fizibilitet për autostradën e Dukagjinit, raporton Ekonomia Online.

Hoti në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nuk është gati të ndërtohet edhe një autostradë.

“Është prej shtatë tetë vjet që është diskutuar. Kur kemi ardhë ne në Qeveri është anagazhuar BERZh-it për të bë studimin e fizibilitetit. Pas disa muajve kanë ardhë në konkludim se nuk ka fezibilitet për autostradën. Atë që kanë sugjeruar është ndërtimi i rrugëve transit dhe rrethrrotullimeve. Ne patëm fillu takimin me berzh. Tash ka një peticion nga qytetarët e Rahovecit që kundërshtojnë taksën e kësaj autostrade. Nuk është gati të ndërtohet edhe një autostradë. Ne patëm filluar projektin për zgjerim të sistemit të ujitjes, për dyfishonin e tokave bujqësore. Besoj që kjo çështje duhet të shqyrtohet me më seriozitet dhe duhet të merren parasysh kërkesat e atyre qytetarëve”, tha Hoti, raporton EO.

Ndërkohë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ngriti këtë çështje ndërsa tha se miliona shpenzohen për autostrada por njerëzit po ikin nga vendi.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/838675399827879/

Të ngjashme