Hoti: Sot është ditë fatkeqe për qytetarët

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 11:37 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas shtyrjes së seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, tha se mos prezenca e koalicionit PAN dëshmon edhe një herë se ata nuk i kanë numrat.

Ai tha se ky koalicioni aktual është bërë në dakordim me Beogradin. Hoti tha se kjo është ditë fatkeqe për vendin që për shkak të pazareve të ulëta.

“Sot është një ditë fatkeqe për qytetarët për shkak se është bërë një koalicion me pazare të ulëta dhe më e keqja është që ky koalicion është bërë me dakordimin e Beogradit”.

“Ky koalicion është i pazareve të momentit dhe nuk i bënë nder askujt, megjithëkëtë ne do të marrim pjesë në seancën e Kuvendit”, tha Hoti.

 

Të ngjashme