Hoti takohet me Harib Saeed Al Amimi, flasin për rekomandimet që dalin nga raportet e auditimeve

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovë​s, Avdullah Hoti, priti sot në takim Presidentin e Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi, të shoqëruar nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani.

Presidenti Al Amimi uroi Hotin dhe e informoi atë lidhur me Konferencën e parë ndërkombëtare e cila do të mbahet nesër nën patronatin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës e cila do të trajtojë domethënien dhe rëndësinë e anëtarësimit në INTOSAI. Ai po ashtu ofrojë mbështetjen e tij dhe organizatës të cilën e udhëheq në rrugën e që Zyra Kombëtare e Adutimit të Kosovës ka nisur me rastin e anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, falënderoi z. Al Amimi për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tri viteve të fundit për anëtarësimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit si dhe siguroi atë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe përkujdeset për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimeve në mënyrë që qeverisja në sektorin publik të arrijë dhe të jetë në nivelin e duhur.

Të ngjashme