Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare në Itali, është pritur nga kryeministri i këtij vendi Giuseppe Conte.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti me homologun italian Conte kanë biseduar edhe për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes. Duke vlerësuar lart kontributin thelbësor të Italisë në misionin e KFOR-it, Kryeministri Hoti ka nënvizuar përkushtimin e Kosovës që në një të ardhme sa më të shpejtë të bëhet pjesë e Aleancës Veri Atlantike dhe ka kërkuar mbështetje për rritjen e kapaciteteve të FSK-së.
“Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, Kryeministri Hoti ka insistuar po ashtu në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe praninë më të madhe të investitorëve italian në Kosovë, përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë, mbrojtjen e investimeve dhe promovimin e turizmit”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Hoti gjatë vizitës në Itali do të pritet edhe nga zyrtarë të Vatikanit.