Kryeministri Avdullah Hoti është takuar me yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.
Hoti ka uruar atë dhe kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut duke thënë se sportistë si Miloti duhet ndjekur.
“Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë. Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian. ”.