Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se nesër Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë një marrëveshje me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hoti tha se kjo marrëveshje në vitet e ardhshme do të sjellë investime në vend. Po ashtu tha se kjo marrëveshje lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit, shkruan Gazeta Express.
“Nesër do të nënshkruaj një marrëveshje tjetër që lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit, e cila në vitet e ardhshme sjell ndihmë financiare në Kosovë me investime”, tha Hoti në Rubikon.