Sekretari Organizat i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka bërë thirrje që të ndalet plaqkitja që po u bëhet qytetarëve të vendit nga bizneset e pandërgjegjshme që po shfrytëzojnë situatën aktuale të krijuar pas masave të fundit të qeverisë.
Hoti ka thënë se me masat kundrejt COVID-19, filloi plaqkitja masive e qtyetarëve nga bizneset, plaqkitje e cila në pamje dhe në esencë paqyron se në ketë mes ka një kopmonim qeveri e biznese në kurriz të qytetarëve. Hoti ia ka rikujtuar zyrtarëve qeveritarë që e kanë obligim t’i mbrojnë qytetarët nga masakra plaqkitëse. “Masa pa asnjë preventivë institucionale karshi plaqiktjeve masive të qytetarëve nga bizneset, apo me të drejtë shtrohet pyetja: a thua janë bërë bashkë qeveri e biznese në këto ditë paniku për të plaqkitur qytetarët e pambrojtur me çmime marramendëse”, ka shkruar ndër të tjera ai në “Facebook”.
Postimi i plotë i Hotit: NDAL.
PLAQKITJES SË QYTETARËVE! Pas vendimeve që i mori qeveria Kurti lidhur me masat kundrejt COVID-19, filloi plaqkitja masive e qtyetarëve nga bizneset, plaqkitje e cila në pamje dhe në esencë paqyron se në ketë mes ka një kopmonim qeveri e biznese në kurriz të qytetarëve. Jo, zotërinjë qeveritarë ju e keni obligim me i mbrojtë qytetarët nga masakra plaqkitëse e masive nga bizneset e pandërgjegjëshme që po e shfrytëzojnë situatën aktuale të krijuar pas MASAVE të TERRIT e që në fakt u shëndrrua në natën e masakres plaqkitëse tê qytetarëve.
Masa pa asnjë preventivë institucionale karshi plaqiktjeve masive të qytetarëve nga bizneset, apo me të drejtë shtrohet pyetja: a thua janë bërë bashkë qeveri e biznese në këto ditë paniku për të plaqkitur qytetarët e pambrojtur me çmime marramendëse?! Eksponentë të qeverisë dhe të mazhorancës parlamentare duhet të ndërprejnë menjëherë deklarimet dhe klithjet populiste duke nxjerrur konstatime nga zyret e tyre luksoze të institucioneve ku janë strukur.
Nga ta kërkohet të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë institucionale që kanë sipas ligjeve në fuqi. Shembulli më i keq i qeverisë Kurti në këtë situatë jan thirrjet që po ju bëjnë qytetarëve që të raportojnë shfrytëzuesit e kësaj situate nga biznese të pandërgjegjëshme. Ndal thirrjet populiste qeveri e qyqarllëkut, përdor masat dhe mekanizmat ligjore për të mbrojtur qytetarët nga maskra e plaqkitjes.