Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se delegacioni i Kosovës gjatë qëndrimit në Uashington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, zyrtarë të MCC-së, DFC-së, përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA.
Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike për Kosovën dhe se nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.
Postimi i plotë i Hotit:
“Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.
Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.
Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian”, ka shkruar kryeministri Hoti.