Ish-kryeministri i Kosovës, deputet i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot shkroi për marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi, Ivica Daçiq, dhe më pas të vitit 2015 nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.
“Nga Negociatat për Njohje të Ndërsjellë te Dorëzimi i Autonomisë. Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët.
Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit. Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, shkroti Hoti në Facebook.