Moderatori i emisionit “Zëri i Amelikës”, Shkodran Hoti ka komentuar zgjedhjet e 14 shkurtit dhe rezultatet e tyre.
Ai tha që nuk duhet harruar që ky popull ka votuar Rugovën, Thaçin e tash Kurtin dhe triumfi i secilit ka qenë historik në kohën e vet.
“Mos të harrojmē që ky popull e ka votu në 2001’në Rugovën, në 2007’në Thaçin e në 2021’në Kurtin. Triumfi i secilit ka qenë historik në kohën e vet”, ka shkruar Hoti
Postimi i plotë:
Mos të harrojmē që ky popull e ka votu në 2001’në Rugovën, në 2007’në Thaçin e në 2021’në Kurtin.
Triumfi i secilit ka qenë historik në kohën e vet. Pa dyshim, për nga numrat, i Albinit më historiku. Veçse derisa Rugova ka ardhur në pushtet duke e ndjekur vijën e njëjtë, Kurti e ka bërë kapërcimin më të madh nga origjina e ideve fillestare.
Kurti u tregua edhe më pragmatik se Thaçi. Ai ka krijuar pritshmëritë më të mëdha tek i ashtuquajturi sovran. Kurti aktualisht adhurohet. Por nëse nuk i përmbush pritjet, Kurti do të jetë edhe zhgënjimi më i madh.