Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha gjatës ditës së sotme se muajt e pranverës janë muaj të dhimbjes dhe krenarisë për Rahovecin.
“Sot përkujtuam 20 vjetorin e masakrës në Pastaselë të Rahovecit, ku ranë 106 martirë”.
“Muajt e pranverës janë muaj të dhimbjes dhe krenarisë për Rahovecin”.
“ Para disa dite u përkujtua masakra në Krushë, në Fortesë, në Celinë, ndërkaq në ditët në vijim do të përkujtohen në Hocë të Vogël dhe në fshatra tjera. U prehshin të qetë këta martirë të lirisë së Kosovës”, shkruan Hoti në Facebook.