Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka vazhduar festën e ditëlindjes në familje pas festës simbolike që ia bënë bashkëpartiakët në tubimin zgjedhor në Pejë.
Ai ka publikuar fotografitë nga shtëpia e tij me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij duke shkruar “Familja, familje”.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që sot më kanë uruar, nisur nga surpriza në mëngjes në kabinet, e pastaj edhe në Pejë. E vlerësoj shumë”.