Në rundin e dytë të votimit për president, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, kanë lëshuar sallën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online. Të tre deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në procesin e votimit as në raundin e parë. Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani nuk ka marrë […]
Hoti, Veliu e Selmanaj lëshojnë sallën në raundin e dytë të votimit

Në rundin e dytë të votimit për president, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, kanë lëshuar sallën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Të tre deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në procesin e votimit as në raundin e parë.
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani nuk ka marrë vota të mjaftueshme në rundin e parë.
81 deputetë kanë marrë pjesë në votim kurse 84 janë të pranishëm.
Para nisjes së seancës, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi denoncoi, ato që i cilësoi si “presione, shantazhe dhe kërcënime” nga Mimoza Kusari-Lila, ndaj tre deputetëve të kësaj partie që nuk morën pjesë në votim, gjatë ditës së shtunë.












