Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi për të moskandiduar për deputet personat që kanë probleme me ligjin, duhet respektuar nga të gjithë.
Ai ka thënë se këtu s’duhet të ketë dallime.
“Të gjithë duhet të respektojnë vendimet e institucioneve të drejtësisë dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë dallim”.
“LDK-ja ka pasur një kandidatë i cili s’do të certifikohet të cilin do ta zëvendësojmë sot”, tha Hoti pas homazheve tek varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së tij.
Hoti ka folur edhe për emërimin e shefit të AKI-së, për të cilën gjë tha se janë në konsultime me ushtruesen e detyrës së presidentes për të gjetur një kandidat.