Hoti: Bajram Rexhepin do ta kujtojmë si njëri me vlera të dëshmuara intelektuale

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në tre vjetorin e vdekjes së kryeministrit e  parë të Kosovës pas luftës, Bajram Rexhepi, ka thënë se ai ishte njëri me vlera të larta.

Hoti  përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rexhepin do ta kujtojnë si njëri human , intelektual e patriot.

“Sot u bënë tre vjet nga shkuarja në amshim e kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi. Atë do ta kujtojmë përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci.I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme