Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është historike, raporton Ekonomia Online.
Ai një konferencë për medie ka thënë se nënshkrimi i sotëm tregon për rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit në Washington.
“Është ditë e rëndësishme për Kosovën. Kemi hapur një raport të ri me Izraelit e cila është një derivat i marrëveshjes në Washington. Kemi thyer bllokadën njohjeve për Kosovën “.
“Veprimi dhe konkretizimi që bënë sot, tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshje e 4 shtatorit dhe i nxjerrë gabim të gjithë ata që kanë kritikuar këtë marrëveshje dhe kanë vë në dyshim njohjen e Izraelit”, tha Hoti.
Hoti ka folur edhe për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Izrael, ku ka thënë se do të ketë vizita për të konkretizuar këtë çështje.
Ndërsa, tha se ambasadorja do të caktohet në bazë të procedurave ligjore.
“Në të ardhmen do të shkëmbejmë vizita për të konkretizuar edhe çështjen e ambasadës dhe kjo tash i mbetet MPJ-së dhe do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore për të emëruar ambasadorin atje”, tha ai