Hoti: Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve. Në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka publikuar tarifat e ujit  në 2025 dhe 2026 e ku nënvizon se në regjionin e Prishtinës rritja është 43.85 për qind për amvisëri dhe 40.01 për qind për biznes.

Megjithëse ka rritje të tarifave, por sic thotë ai nuk është përmirësuar furnizimi me ujë.

“Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve. Në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Në anën tjetër, furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta, kompanitë e ujësjellësit vazhojnë të kenë raporte të auditimit me plot vërejtje substanciale. Brenda këtyre tarifave të rritura paguhet edhe për derdhjen e ujërave të zeza, por ato ujëra të zeza nuk trajtohen. Ato derdhen në lumenj.  Në prill pritet të shqyrtohet rritja e sërishme e energjisë elektrike. Tatimi në pronë për biznese sivjet nis me rritje substanicale gjithashtu”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme